Flash News
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë

Komunikimi është lajtmotivi që shfaqet më shpesh në median proqeveritare shqiptare, si shqetësim i qeverisë. Nuk kalojnë shumë ditë pa u përmendur së paku një herë se “porosia e kryeministrit” për ministrat, apo e “kryetarit” për deputetët, është që këta të fundit, të komunikojnë më shumë “me qytetarët”.
Për një qeveri që dukshëm i ka të gjitha në xhep, edhe median konvencionale edhe atë sociale, madje, akshe-akshe, edhe vetë opozitën, kërkesa për t’i dëgjuar shpreh një lloj të ri dëshpërimi. Atë të mos pasurit dëgjues.
Nga Gjergj Erebara
dodhi para ca kohësh, para se kryeministri Edi Rama të mbante një fjalim që zgjati për mbi dy orë dhe që, në variantin e zbardhur nga zyra e tij numëronte mbi 12 mijë fjalë, që Rama, para se të mbante fjalimin, njoftoi ndjekësit e tij në Facebook dhe i sugjeroi atyre që ta dëgjonin ndërsa u shpreh i bindur se dëgjuesit nuk do të bëheshin pishman për kohën e shpenzuar.
Fjalimi ishte një skemë jashtëzakonisht e ngatërruar për të deklaruar se kryeministri “nuk ka faj” për korrupsionin e kudondodhur përreth tij, si dhe një përpjekje e dëshpëruar për të argumentuar para shqiptarëve se qeverisja e tij nuk është thjeshtë dhe vetëm një aktivitet korruptiv.
Mes rreshtave, ai deklaroi se refuzon të mbajë përgjegjësi për korrupsionin dhe nuk e jep dorëheqjen, jo për hatër të pushtetit si sëmundje, por për “të mirën e kombit”.
Sipas tij, Shqipëria nuk mund t’i mbijetojë një krize politike të shkaktuar nga dorëheqja e tij, kështu që ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveçse të vijojë të qeverisë. Të thëna me një gjuhë të korruptuar, në kuptimin e stërhollimeve të panevojshme dhe kthesave e sajesave në fjali të gjata, një lexuesi të vëmendshëm i duhet shumë përqendrim dhe disa orë për të nxjerrë ndonjë kuptim prej fjalimit.
Ndërsa sa i përket popullit të gjerë, ai i ka mundësitë të ndjekë pikat kryesore të transmetuara nga industria e propagandës qeveritare, nëse ka interes. Vetëm se nuk është e qartë që të dymbëdhjetëmijë fjalët që ai shqiptoi për të dhënë këto argumente, patën apo jo dëgjues.
“Komunikimi” ishte edhe fjala më e përdorur së fundmi në takimet e Ramës me strukturat e Partisë Socialiste apo të qeverisë sepse, siç tha Rama në një rast, partia e tij do të gjejë mënyrat që të rinovojë vetveten.
Theksimi i komunikimit nga ana e Ramës, mund të duket çuditës, nëse vëren se pjesa dërrmuese e të ashtuquajturës media konvencionale i shërben socialistëve me besnikëri të plotë, ndërsa pronarët e kësaj pjese dërrmuese, dhe po flasim për mbi ë0% të të gjithë tregut televiziv, janë bërë shumë të pasur falë kontratave koncesionare apo statuseve të investitorëve strategjikë të Ramës.
Dhe është gjithashtu çuditëse nëse vëren se edhe në të ashtuquajturën media sociale, qeveria ka kontroll thuajse të plotë pasi përmbajtja e saj është e mbushur në masë nga programet televizive soft-porno të medias proqeveritare si dhe nga “lajmet” e prodhuara nga qeveria dhe të shpërndara, ose drejtpërsëdrejti nga qeveria, ose përmes medias proqeveritare.
Me një fjalë, ndërsa qeveria flet me bollëk dhe mjetet e transmetimit i ka në dispozicion të plotë me një të shtypur të butonit, në pamje të parë nuk kuptohet se çfarë mund të arrijë më shumë në këtë drejtim.
Në fakt, theksimi nga ana e Ramës, i komunikimit me popullin si diçka shumë e rëndësishme, nuk ka pse të çudisë kënd nëse marrim parasysh kontekstin në të cilin gjendemi.
Përballë një opozite të pareformuar, një qeveri e kapur në mënyrë të përsëritur duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve, apo në lidhje të ngushta me disa nga grupet kriminale më gjakatare të vendit, Rama nuk gjendet më sot me një problem përballë opozitës, por gjendet me një problem përballë popullit si i tëri. Dhe është një problem shumë i madh që ai ka.
Të kesh pushtet është njëra gjë dhe të kesh autoritet është krejt tjetër gjë. Ndërsa Rama dukshëm i ka të gjitha pushtetet, kontrollon qeverinë dhe e ka parlamentin një zyrë noteriale të vendimeve të tij, ku opozita, sa herë që i nevojitet, voton kërkesat e tij, fjala vjen, për amnisti për zyrtarët e korruptuar apo për reformë zgjedhore kundër demokracisë, Rama e ka autoritetin zero.
Dhe është ky problemi i autoritetit, i cili është jashtëzakonisht shumë ndryshe nga pushteti, i cili është një cilësi politike që mund ta zbythë pushtetin në çdo kohë, ajo që shqetëson Ramën, problem të cilin, ai dukshëm mendon se mund ta zgjidhë me “më shumë komunikim”.
Problemi që ka qeveria sot është që, sfondi i skandaleve të panumërta korruptive, nga Lefter Koka e Arben Ahmetaj, te Ilir Beqaj e drejtorët e bashkisë, pa përmendur listën e gjatë të kryebashkiakëve e të zyrtarëve të tjerë, që të gjithë të dyshuar apo të dënuar, zhvillohet para një sfondi të realitetit praktik: Në spital, ndërsa njerëzit e sëmurë me kancer janë duke vdekur, në mënyrë kronike nuk ka ilaçe.
Rrugët e vendit janë bërë një katrahurë me gropa. Era e qelbur e ujërave të zeza që derdhen drejtpërsëdrejti në det apo në lumenj ndjehet gjithkund dhe plehrat, në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, po përmbysin shumicën e qyteteve kryesore të vendit.
Ndërsa gjendja e shërbimeve publike të vendit është ajo që është, me ujësjellësa që nuk sjellin ujë por që kanë lënë 200 milionë euro fatura energjie të papaguara, ministrat e tij dhe ai vetë dorëzojnë çdo vit në një zyrë të shtetit të quajtur Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, deklarata të cilat, nën sfondin tjetër të procesit të vetingut, ngjajnë qesharake. Zyrtarë publikë, të cilët kanë të gjithë jetën që bëjnë asgjë veç rrogtarit të shtetit, rezultojnë sot milionerë me euro, ndërsa nëpër kongreset e partisë i drejtohen njëri-tjetrit me fjalën: Shoku, shoqja! Kjo, në fakt duhet të jetë maja e ajsbergut sepse milionat e kapura nga SPAK dhe vilat dhe pushimet luksoze në ato pak raste të korrupsionit të hetuar nuk janë pjesë e vetëdeklarimeve zyrtare të ministrave.
Të gjitha këto nuk do të thonë kurrsesi që Edi Rama dhe vetëm Rama, (sepse ai nuk ka askënd tjetër që të jetë në nivelin e të barabartit që të mund të ofrojë ide për qeverisjen), nuk ka ide të reja dhe novatore për ta çuar vendin përpara, apo, siç premton ai, për ta anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Problemi i tij është që, përballë skandaleve të panumërta të korrupsionit, pasurisë së jashtëzakonshme të qeverisë dhe mungesës së rregullt të ilaçeve te onkologjiku, qytetarët me shumë të drejtë mund t’i shumëzojnë me zero të gjitha idetë për zhvillimin e vendit, për largpamësinë qeverisëse, për integrime dhe të tjera si këto.
Me të vërtetë vendi ka mbetur pa opozitë. Por kjo, incidentalisht ka krijuar edhe një qeveri e cila nuk ka popull për t’i folur. Në vend nuk ka mbetur popull për ta dëgjuar. Rama duket se flet me veten.
/BIRN
Të fundit
Aksident në Shëngjin, makina përplaset me motorin, dy të plagosur
15 Qershor 2026, 16:35
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, Armando Shakaj ende në arrati
15 Qershor 2026, 16:20
Hidratim apo avantazh taktik? Rregulli i ri në Botëror ndez debat
15 Qershor 2026, 16:11
Rama vijon me sulmet dhe ofendim ndaj protestuesve, Lubonja: Është i dëshpëruar
15 Qershor 2026, 15:59
Pas largimit nga PS, Marjana Koçeku rreshtohet në krah të protestës kundër Ramës
15 Qershor 2026, 15:51
Pse duhet ta lini dollapin hapur në ditët e nxehta?
15 Qershor 2026, 15:40
Aksident në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor 2026, 15:22
Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë
15 Qershor 2026, 15:03
Shpërdorimi i detyrës, vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025
15 Qershor 2026, 14:44
Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës
15 Qershor 2026, 14:32
U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
15 Qershor 2026, 14:20
Ish-ministri i Kosovës dënohet me dy vjet burg për konflikt interesi
15 Qershor 2026, 14:12
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën
15 Qershor 2026, 13:59
Milani gjen zëvendësuesin e Igli Tares pas shkarkimit
15 Qershor 2026, 13:47
Euro thyen rekorde të reja, zbret poshtë 94.9 lekëve
15 Qershor 2026, 13:42
Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave
15 Qershor 2026, 13:32
Botërori 2026/ Suedia me sulm të frikshëm, fiton 5-1 kundër Tunizisë
15 Qershor 2026, 13:28
U vra me breshëri plumbash brenda në automjet, del foto e viktimës në Mirditë
15 Qershor 2026, 13:22
Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve
15 Qershor 2026, 13:12
I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari
15 Qershor 2026, 13:01
Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç për luftën hibride kundër Serbisë!
15 Qershor 2026, 12:50
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34