Flash News

E-TJERA

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ndaj Tahirit ka një hetim pasuror.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal". 

Të fundit