Flash News

E-TJERA

"Është mohuar në mënyrë të pabesë", Meta përforcon ftesën e Ramës: Populli në referendum më 25 prill

"Është mohuar në mënyrë të pabesë",
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me përfaqësues të shoqërisë civile “Nisma kombëtare për Referendum”, ka ftuar qytetarët të votojnë për një referendum më 25 prill.

"Sot shoqëria civile publikon nismën e saj për referendum dhe pro/ligjin për referendum. Pra, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues, që për dy vite i është mohuar popullit shqiptarë në mënyrën më të pabesë. Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë. Ftoj qytetarët në referendum në 25 prill" , tha Meta.

Të fundit