Flash News

E-TJERA

Sondazhi i IDM: Bie besimi i shqiptarëve te qeveria dhe policia, cili është institucioni më i besueshëm

Sondazhi i IDM: Bie besimi i shqiptarëve te qeveria dhe policia, cili

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësi ka publikuar sondazhin e opinionin publik për besimin në qeverisje për vitin 2020 në Shqipëri. Nga studimi i bërë rezulton se institucionet më të besuara janë organizatat ndërkombëtare, si NATO, OKB dhe BE.

Ndërkohë që krahësuar me një vit më parë ka rënë besimi te policia, institucionet e kujdesit shëndetësor, media, qeveria qendrore dhe forcat e armatosura, ndërkohë që është rritur besimi tek institucionet fetare.

Institucionet fetare kanë besim të lartë ose 69.8%, pasuar nga institucionet arsimore (54.1%), organizatat e shoqërisë civile (52.6%) dhe forcat e armatosura (54%).

Ndërkohë institucionet kombëtare dhe aktorët kryesorë morën vlerësime të ulëta sa i përket niveli të besimit: Partitë politike (20.4%),gjykatat (23.8%), Presidenti (23.9%), Parlamenti (24.1%), Prokuroria (24.3%).

Sipas rezultateve të sondazhit, qeveria qendrore dhe vendore gëzojnë nivel më të lartë besimi sesa pushteti legjislativ dhe gjyqësor. 41.6% e të anketuarve thanë se kanë besim te pushteti vendor, ndërsa për qeverinë 36.4% e të intervistuarve deklaruan se kanë besim te ky institucion.

Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, shqiptarët e anketuar priren të besojnë se mekanizmi më efikas në vend është Kontrolli i Lartë i Shtetit (60.7%), i ndjekur nga media (52.8%), Parlamenti (48.1%), shoqëria civile (44.8) dhe Avokati i Popullit (44.3%).

Për sa i përket ndryshimeve në nivelin e besimit ndër vite, përafërsisht që prej vitit 2017, ka pasur një rënie të dukshme të besimit të publikut tek institucionet.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, vetëm 28.7% e të anketuarëve beson se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi. Gjatë periudhës 2016-2020, përqindja e të anketuarve që mendojnë se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi dhe që do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e Shqipërisë ka rënë.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit