Flash News

E-TJERA

U plagos me thikë nga bashkëshorti dy ditë më parë, 36-vjeçarja nga Korça niset drejt Tiranës

U plagos me thikë nga bashkëshorti dy ditë më parë,

Marjola Myrtollari, 36-vjeçarja e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti Aleko Myrtollari, është nisur me urgjencë nga Korça drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Myrtollari ka qëndruar në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga goditja me thikë.

36-vjeçarja është nisur me urgjencë me helicopter drejt Traumës ku pritet të marrë nje mjekim më të specializuar.

Bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari mbetet në arrati pas ngjarjes që ndodhi dy ditë më parë. Myrtollari largoi fillimisht nga banesa fëmijët dhe më pas qëlloi me thikë bashkëshorten, pas një debate për motive xhelozie.

Të fundit