Flash News

E-TJERA

Vendimi i Apelit për PD, Lela: Opozita në çdo formë të bëhet bashkë

Vendimi i Apelit për PD, Lela: Opozita në çdo formë

Në datën 3 nëntor, Gjykata e Apelit do të gjykojë ankimin e Partisë Demokratike që kërkon regjistrimin si të bashkuara në një vendim, ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021.

Gazetari dhe drejtori i Politiko.al, Alfred Lela në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se pas vendimit të Apelit secili nga aktorët politikë duhet të bëjnë detyrat përkatëse.

E rëndësishme është se ka një datë. Secili ka dëshirat e veta në këtë pikë. Do doja që aktorët të gjendeshin në vendet e tyre. Data e caktuar është mirë. Një vendim i marrë do të jetë gjithashtu mirë, sepse të gjithë duhet të shkojnë në rolet që kanë për të luajtur”- deklaroi Lela.

Sipas tij roli i madh i aktorëve politikë është që opozita në çdo formë të bëhet bashkë.

“Dhe roli i madh është që opozita në çdo formë dhe në çdo mënyrë të bëhet bashkë”- tha Lela.

Trupa gjykuese do përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.

Ndërkohë, ankimi i Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për regjistrimin e statutit të Berishës, ende nuk ka një datë shqyrtimi.

Të fundit