Flash News

E-TJERA

Vetëvrasja e efektives në Tiranë, lirohet nga qelia i dashuri

Vetëvrasja e efektives në Tiranë, lirohet nga qelia i dashuri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28-vjeçarin Endri Nika, i cili u arrestua pas vetëvrasjes së efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi.

Nika u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjykata ka vendosur ta lërë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ditën e ngjarjes Nika ka qenë në banesën e Aldorjanës ku ka konstatuar se e reja kishte vrarë veten. Më pas ai ka fshirë mesazhet e të dyve nga telefoni, me arsyetimin se nuk donte të zbulohej lidhja e tyre.

Të fundit