Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Edhe pa protestë, ka gjerdhe hekuri dhe Polici të përforcuar. Dy skenarët e 'shtetrrethimit' të ministrit Lleshaj
Edhe pse sot opozita nuk ka lajmëruar dhe as ka mbajtur protestë, Policia ka ushtruar sot paradite të njëjtim rrethim drastik të Kuvendit. Përforcimi me hekura dhe forca të shumta policie ka qenë i pranishëm edhe sot gjatë seancës plenare.
Dy janë skenarët, kur dihet se opozita nuk ka lajmëruar protestë sot, madje kryetari i PD, Basha gjatë kohës që mbahej seanca plenare, ka qenë në mbledhje me kryesinë e partisë. E para, qeveria e ka marrë si blof mungesën e lajmërimit të opozitës për protestë, duke menduar se në rast shfaqjeje të protestuesve Kuvendi mund të 'pushtohej' lehtësisht.
E dyta, ministri Lleshaj, i njohur në rrjetet sociale si Sandër Kimiku, i ka patur për vete përforcimet me polici të shumtë duke qenë se, edhe në një takim me studentët në Durrës është shfaqur me disa kordonë sigurie përreth, si të ministër i një vendi në gjendje lufte.