Flash News

KRYESORE

Ekskluzive: 120 mln lekë për Qardakun? Gjyqi me tjetër ekip dhe shifra shumë më e vogël!

Ekskluzive: 120 mln lekë për Qardakun? Gjyqi me tjetër ekip

Eridon Qardaku është kthyer në vëmendjen e opinionit publik ditën e sotme, pasi kolegët e "Panorama Sport" hapën faqen e parë me kryeartikullin: "Vllaznia padit Bylisin për 120 milionë lekë". Flitet për pretendimet e kuqebluve në lidhje me ish-lojtarin e tyre të Akademisë.

Parimisht, diçka e tillë nuk ekziston edhe nëse marrim për bazë revolucionin e pretenduar nga FSHF. "Kostot e Trajnimit janë ndarë në katër kategori, 1, 2, 3 dhe 4, dhe kostot vjetore për trajnim, respektivisht për çdo kategori janë: 30 milionë lekë, 20 milionë lekë, 10 milionë lekë dhe 5 milionë lekë për kategorinë 4", - shkruan FSHF në rregullat e reja të saj.

Qardaku i është bashkuar Bylisit në gusht, ndërsa ligji i ri nga Federata Shqiptare e Futbollit është miratuar më 21.09.2019. Sulmuesin e ri shkodran nuk e prek diçka e tillë.

Për të mos rënë ndesh me punën e kolegëve tanë, po bazohemi te burimet tona të Politiko.al. Bylisi ka një gjyq për Qardakun që do të zhvillohet më datë 21 janar, ditën e marte, por jo me Vllazninë. Ballshiotët do të përplasen me KF Shkodrën, Akademi Private në Shkodër. Të njëjtat burime pranë klubit të Bylisit theksojnë se padia e ngritur kap vlerën e 3 milion lekëve të vjetra dhe nuk flitet për shifra të tilla marramendëse. E marta do të na njohë me një tjetër kapitull të kësaj çështje.

 

Të fundit