Flash News

KRYESORE

EKSKLUZIVE: Premioja e titullit, Demi bën premtimin e madh për futbollistët

Partizani fitoi derbin ndaj Tiranës me rezultatin 2-1 dhe gjërat janë qetësuar në kampin e kuq. Trajneri Franco Lerda mund të marrë frymë lirisht pas kërcënimit të presidentit Gaz Demi, ndërsa futbollistët janë më të relaksuar.

"Demat" ishin probleme në fillim të sezonit dhe për shkak të një premtimi të pambajtur nga drejtuesit. Presidenti Gaz Demi dhe drejtori Olsi Rama u kishin premtuar futbollistëve se titulli do të shpërblehej me 100 mijë euro premio, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Rezultate imazhesh për partizani solomon derbi

Lojtarët kanë marrë vetëm gjysmën, ndërsa Politiko mëson se atyre u është komunikuar se do të marrin pjesën tjetër sapo të sigurohet fondi. Kjo ka qetësuar disi të besuarit e Lerdës dhe i ka motivuar më shumë për derbi. Rezultatet u panë që në sfidën kundër Tiranës ku loja e të kuqve ishte aty ku duhej.

Të fundit