Flash News

KRYESORE

Ekspertë nga BE në Shqipëri/ Presidentja e KE: Do monitorojmë ku shkojnë 1.15 miliard eurot

Ekspertë nga BE në Shqipëri/ Presidentja e KE: Do

Tanimë 1.15 miliard euro u mblodhën dhe menjëherë, duke pasur parasysh së behet fjalë për një vend si Shqipëria, pyetja që ngrihet është: A do shkojnë paratë në  destinacionin për ku janë nisur?

Një pyetje e tillë i është bërë pak minuta më parë Ursula von der Leyen, Presidentes së Komisionit Evropian, e cila duke folur për transparencën ka thënë se KE do të nënshkruajë një marrëveshje me kryeministrin Rama për të bërë gjithçka në mënyrë transparente, ndërsa shtoi se do të dërgojnë në Shqipëri një grup ekspertësh, për të ndjekur nga afër të gjithë procesin.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku. Është në interesin tonë të përbashkët që Shqipërinë ta mbajmë sa më pranë BE-së. Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës. Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku”, tha Von der Leyen, në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama, pas Konferencë së Donatorëve.

Të fundit