Flash News

KRYESORE

Eksperti amerikan për koronavirusin tregon pse Evropa e ka më tepër nën kontroll situatën krahasuar me SHBA-të

Eksperti amerikan për koronavirusin tregon pse Evropa e ka më

Doktor Anthony Fauci, ekspert amerikan për koronavirusin u pyet se pse Evropa ka qenë në gjendje të mbajë nën kontroll virusin ndërsa SH.B.A. ka përjetuar një rritje të rasteve të reja.

Fauci tha se ishte një pyetje komplekse, por përshkroi disa nga faktorët kontribues. Ai së pari theksoi se shumë vende evropiane u mbyllën më shumë se SH.B.A.

“Nëse ju shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, ata u mbyllën pjesërisht ose ndaluan së vepruari për 95 për qind”, tha mjeku.

Sidoqoftë, “kur në të vërtetë shikoni se çfarë bëmë, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne në të vërtetë funksionalisht u mbyllëm vetëm rreth 50 për qind në kuptimin e tërësisë së vendit”, shtoi 79-vjeçari.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa shtete kishin sukses më të mirë në ndjekjen e udhëzimeve për rihapjen sesa të tjerët “Disa u ndoqën me shumë kujdes dhe disa jo”.

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz.

CNN

Të fundit