Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga SHBA-ja 22 vjeçari i përfshirë në vrasjen e efektivit të RENEA-s

Ekstradohet nga SHBA-ja 22 vjeçari i përfshirë në vrasjen

Një prej pjesëtarëve të grupit kriminal, përgjegjës për vrasjen e “Dëshmorit të Atdheut”,punonjësit të policisë Ibrahim Basha në 24 qershor të vitit 2015 në Lazarat, u deportua nga SHBA-ja. Në atë ngjarje, u plagosën edhe dy efektivë të tjerë.

Si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar i 22 vjeçarit Ruhan Hiraj.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg. Në qershorin e2015-ës, Hiraj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të repartit “Renea”, të cilët kanë qenë brenda në automjetin e policisë në vendin e quajtur “Pularia” në lazarat.

Për pasojë, mbeti i vrarë brenda në automjetin e policisë, punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, si dhe u plagosën punonjësit e policisë, J. I. dhe P. H.

“Policia e Shtetit Shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USNCN), Interpol Roma dhe Zyrën Uci Albania në Shqipëri e Oficerin e Kontaktit të Policisë së Shtetit në Bari, për koordinimin me Policinë e Kufirit të Roma Fiumicino, për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit