Flash News

KRYESORE

Emisioni “Hipokrati” në TCH frymëzohet nga Italia, fton qytetarët në 17:30 të dalin në ballkone

Emisioni “Hipokrati” në TCH frymëzohet nga Italia, fton
Italia e gjitha e karantinuar për shkak të koronavirusit, po sjell shembuj frymëzimi duke treguar se edhe pse ndodhen në një situatë të tillë dinë të frymëzojnë dhe të sjellin shembujt më të mirë. Nga këndimi nëpër ballkone e deri tek shfaqja e flamujve italian secili në ballkonin e tyre, ata sot në mesditë kanë dalë dhe kanë duartrokitur mjekët, heronjtë më të mëdhenj të kësaj pandemie. Kjo ka frymëzuar shumë shqiptarë të cilët kanë postuar në profilet e tyre këtë moment dhe kështu është frymëzuar dhe “Hipokrati” emisioni i fokusuar për shëndetin në Top Channel. Përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram, “Hipokrati” fton të gjithë shqiptarët që në orën 17:30 të dalin në ballkonet e tyre dhe të duartrokasin për mjekët. Këtë postim e ka shpërndarë dhe kryeministri Rama e shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Të fundit