Flash News

SPORT

Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me Spanjën

Beteja e titanëve! Anglia dhe Argjentina luajnë për finalen me

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Botës 2026, ku Anglia dhe Argjentina do të përballen në Atlanta për biletën e fundit drejt finales së madhe.

Skuadra që do të dalë fituese nga ky duel do t'i bashkohet Spanjës në finalen e 19 korrikut, e cila do të zhvillohet në stadiumin “New York New Jersey”, ndërsa humbësja do të sfidojë Francën në ndeshjen për vendin e tretë.

Për këtë takim, përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol Bukayo Sakën dhe Noni Madueken. Në krahun e djathtë të sulmit nga minuta e parë do të aktivizohet Morgan Rogers.

Edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka zgjedhur të surprizojë, duke i besuar një vend në formacionin titullar Giuliano Simeones.

Përballja mes dy kombëtareve, që numërojnë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, pritet të jetë një nga sfidat më të forta dhe më spektakolare të këtij Botërori, me objektivin e vetëm: sigurimin e një vendi në finalen për trofeun më të rëndësishëm të futbollit.
 
 
 

Latest news