Flash News

E-TJERA

"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit

"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj

Organizata ndërkombëtare për lirinë e medias, Reporterët pa Kufij (RSF), ka reaguar pas incidentit të ndodhur një ditë më parë jashtë Kuvendit, ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, pati një përplasje me gazetarin e News24, Marsel Rupi.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, RSF shprehu mbështetjen për gazetarin, duke e cilësuar të papranueshme çdo formë dhune fizike apo verbale ndaj përfaqësuesve të medias gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Sipas organizatës, gazetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogaridhënie nga zyrtarët publikë dhe përballja me shtyrje apo fyerje për shkak të pyetjeve që bëjnë bie ndesh me parimet demokratike dhe lirinë e shtypit.

“#Shqipëria : RSF qëndron me@News24AL
Reporteri Marsel Rupi, i cili u shty dhe u ofendua verbalisht nga deputeti i Partisë Socialiste në pushtet Erion Braçe dje, ndërsa Rupi u përpoq ta pyeste jashtë Parlamentit. Vënia e duarve mbi gazetarët është më se e papranueshme, ashtu si edhe fyerja e tyre për mbajtjen përgjegjëse të pushtetit”, shkruan RSF.

 

Latest news