Flash News

E-TJERA

Marta Kos i kërkon qeverisë shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike: Të harmonizohet me standardet e BE-së

Marta Kos i kërkon qeverisë shfuqizimin e ligjit për investimet

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë thirrje që Shqipëria të përshpejtojë shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe ndryshimeve ligjore të lidhura me të, duke e cilësuar këtë si pjesë të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nga Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Kos u ndal te zonat mbrojtura dhe protestat e zhvilluara kundër tyre, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit është një element i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Ajo i bëri thirrje qeverisë shqiptare që ky proces të realizohet sa më shpejt, duke nënvizuar se harmonizimi i legjislacionit me standardet evropiane është një detyrim i procesit të anëtarësimit.

"Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE. Edhe para protestave kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizohej ligji për investimet strategjike dhe amendamentet e vitit 2014. Do të inkurajoja autoritetet që ta bëjnë këtë gjë sa më shpejt të jetë e mundur. Protestat janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë e proceseve demokratike. Është ajo çfarë thashë, procesi i anëtarësimit është proces në vazhdimësi. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ramë dakord", deklaroi Marta Kos.

Latest news