Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e strukturave të reja drejtuese

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e

 

Partia Demokratike do të zhvillojë sot një nga mbledhjet më të rëndësishme të strukturave të saj, ku anëtarët e Këshillit Kombëtar do të vendosin për emrat që do të mbajnë postet kryesore drejtuese.

Në këtë proces votimi do të përzgjidhen funksionarët që do të drejtojnë organet më të rëndësishme të partisë, mes tyre Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, anëtarët e Sekretariatit dhe Komisioni i Apelimit.

Mbledhja vjen në vijim të procesit të ristrukturimit të PD-së, i nisur pas zgjedhjeve të brendshme të zhvilluara në fillim të korrikut, kur u përcaktua drejtimi i Këshillit Kombëtar dhe u miratua përbërja e Kryesisë.

Përmes këtij votimi, demokratët synojnë të përmbyllin ndërtimin e ekipit drejtues, i cili do të ketë në dorë organizimin e partisë dhe koordinimin e veprimtarisë politike në muajt e ardhshëm.

Latest news