Flash News

E-TJERA

Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në vijat e bardha

Vlorë/ Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin

Një 13-vjeçar është përplasur nga një automjet i Policisë Bashkiake në Vlorë, ndërsa po kalonte rrugën në zonën e lagjes “29 Nëntori”.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku mjeti i drejtuar nga një efektiv i Policisë Bashkiake ka goditur të miturin, i cili sipas të dhënave paraprake ndodhej në vijat e bardha në momentin e aksidentit.

Fatmirësisht, fëmija mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për kontrolle më të specializuara.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Latest news