Flash News

SPORT

Dopieta e Haaland lë jashtë Botërorit Brazilin, Bellingham dërgon Anglinë në çerekfinale

Dopieta e Haaland lë jashtë Botërorit Brazilin, Bellingham

Anglia siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një fitoreje spektakolare 3-2 ndaj Meksikës në stadiumin legjendar Azteca, në një sfidë që u zhvillua mes emocioneve të mëdha dhe u vonua me një orë për shkak të stuhive të forta.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel hodhi një hap të rëndësishëm drejt fazës tjetër, duke përballuar edhe mbetjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Jarell Quansah në fillim të pjesës së dytë.

Jude Bellingham ishte protagonisti kryesor i pjesës së parë, duke realizuar dy gola në një interval shumë të shkurtër dhe duke i dhënë Anglisë epërsinë. Portieri Jordan Pickford kontribuoi me disa pritje vendimtare, megjithatë Julian Quinones ngushtoi diferencën për Meksikën pak para pushimit.

Pas përjashtimit të Quansah, vendasit shtuan presionin, por Anglia riktheu avantazhin prej dy golash falë penalltisë së shndërruar në gol nga Harry Kane, pasi Anthony Gordon u ndal në mënyrë të parregullt nga portieri Raul Rangel.

Në çerekfinale, anglezët do të përballen me Norvegjinë, e cila shkroi historinë duke eliminuar Brazilin me rezultatin 2-1 dhe duke siguruar për herë të parë një vend mes tetë skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

Heroi i norvegjezëve ishte Erling Haaland. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 79-të dhe më pas vulosi fitoren me një goditje të saktë nga distanca në fund të takimit. Me këta dy gola, Haaland arriti në kuotën e shtatë realizimeve në turne, duke u ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve, në të njëjtin nivel me Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Latest news