Flash News

E-TJERA

Seanca në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 protestues

Seanca në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria kërkon

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet aktualisht seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së dy ditëve më parë përpara Kuvendit.

Burime nga procesi bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për tre prej të ndaluarve, të cilët dyshohen se kanë goditur një mjet të Policisë së Shtetit gjatë protestës.

Për pjesën tjetër të personave të arrestuar është propozuar masa “detyrim paraqitje”, si një masë më e butë sigurie në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Seanca po vijon nën masa sigurie në ambientet e gjykatës, ndërsa gjyqtari pritet të shpallë vendimin përfundimtar në përfundim të shqyrtimit.

Latest news