Flash News

KRYESORE

Është kandidat për SPAK, konfirmohet në detyrë prokurori Besim Hajdarmataj

Është kandidat për SPAK, konfirmohet në detyrë

Prokurori pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, Besim Hajdarmataj është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ish- drejtuesi i Krimeve të Rënda u paraqit në seancë pa praninë e një avokati, përballë trupës gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Suela Zhegu.

Veç konfirmimit,  në seancë u vendos transferimi i dosjes penale të Përmetit për 12 ton droge për shkelje disiplinore në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Hajdarmataj është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 20 vitesh. Fillimisht e nisi karrierën në prokuroritë e Tropojës dhe Kurbinit, më pas u emërua në krye të Krimeve të Rënda në 2015-ën.

Një vit më parë, Arta Marku, pas emërimit si kryeprokurore e përgjithshme, e shkarkoi Hajdarmatajn dhe në vend të tij komandoi Donika Prelën.

Pak muaj më vonë, bashkë me disa prokurorë të tjerë, iu nënshtrua sërish një ‘furtune’ transferimesh jashtë Tiranës.

Ai u dërgua në Pogradec me urdhër të Markut, por KLP e riktheu sërish në Tiranë. Aktualisht, ai është kandidat për SPAK.

Të fundit