Flash News

KRYESORE

“Është koha të përfundojmë atë që nisëm në 1989”, Johannes Hahn: Serbia dhe Mali i Zi, anëtare të BE

Në një kohë kur Ballkani Perëndimor pret publikimin e strategjisë së Komisionit Europian, i parashikuar për në 6 shkurt, zyrtarët e Brukselit po theksojnë gjithnjë e më shumë faktin se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë anëtaret e para të këtij grupi shtetesh që do të anëtarësohen në BE.

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka theksuar se ka ardhur “koha që të përfundojmë atë që nisëm në 1989”, duke iu referuar zgjerimit të BE-së me vendet e lindjes pas rënies së Murit të Berlinit.

Dhe pikërisht kjo duket se është arsyeja për Serbia dhe Mali i Zi janë përpara Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjes dhe Kosovës në procesin integrues. Afërsia me Moskën i ka favorizuar këto dy shtete, ndërsa shqiptarët që shprehin gjithnjë besnikërinë ndaj BE-së dhe i vendosin sanksione Rusisë, kanë mbetur prapa në këtë proces.

“Kemi vendosur 2025 si një datë përcaktuese për Serbinë dhe Malin e Zi, që është realiste por edhe shumë ambicioze”, ka deklaruar Hahn, i cili do të udhëtojë drejt Beogradit në muajin shkurt.

Të fundit