Flash News

KRYESORE

Euro 2020/ Shqipëria e mbyll në avantazh ndaj Islandës

Euro 2020/ Shqipëria e mbyll në avantazh ndaj Islandës

Një Shqipëri ndryshe në 45 minutat e para ajo kundër Islandës në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u treguan të sigurt në prapavijë dhe krijues në aksionet sulmuese.

Islandezët u përpoqën që të bënin presing, por e patën të vështirë që të thyenin aksionet e djemve të Edi Rejas. Trajneri italian zgjodhi sërish modulin 3-5-2, por këtë herë kishte bërë mjaft ndryshime në formacion.

Mbrojtja shfaqi siguri, ndërsa mesfusha me Baren, Memushajn dhe Gjasulën funksionoi mirë. Cikalleshi dhe Manaj vunë në presion mbrojtjen e Islandës. Goli për kuqezinjtë erdhi në të 33’ nga Kastriot Dermaku i cili realizoi me kokë pas kromimit të Memushajt.

Të fundit