Flash News

KRYESORE

Eurodeputeti Lega apel për 5 qershorin: Të zbatohet siç është, ndryshimet e njëanshme kundër rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Eurodeputeti Lega apel për 5 qershorin: Të zbatohet siç

Eurodeputeti David Lega i është shtuar zërave të faktorit ndërkombëtar, duke i bërë apel klasës politike shqiptare që marrëveshja e 5 qershorit të respektohet dhe të miratohet siç u firmos nga mazhoranca dhe opozita në prani të ndërkombëtarëve.

Sipas Legës, ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht themelor i integrimit në BE. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhej të zbatohej siç ishte rënë dakord.

Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit.

PPE nxit autoritetet të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale siç është zotuar”, shkruan Lega.

Të fundit