Flash News

KRYESORE

Fasoneria u mbyll pas konfirmimit të rasteve me koronavirus, 700 mijë lekë gjobë për tre punëtorë që nuk u karantinuan

Tre punonjës të një fasonerie të mbyllur me 15 prill në Krujë, janë gjobitur me nga 700 mijë lekë secili, për shkak se u ishte thënë të vetëkarantinohen, por ata nuk e kanë zbatuar urdhrin.

Të gjobiturit janë:-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë; -O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë; dhe A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktualisht Kruja po shndërrohet në vatrën e re të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Janë 46 persona të prekur nga kontakti me njëri-tjetrin nga një vatër, një biznes fason, fabrikë këpucësh në Krujë.

Të fundit