Flash News

KRYESORE

Fevziu revoltohet me deputetët e opozitës parlamentare: Bandë injorantësh, bëni audicion të lexojnë një fjalim 3 minuta

Fevziu revoltohet me deputetët e opozitës parlamentare: Bandë

Gazetari dhe moderatori i ‘Opinion’ në tv Klan, Blendi Fevziu është shprehur i revoltuar me nivelin që kanë shpalosur deri tani deputetët e të ashtuquajturës opozita e re në Kuvendin e Shqipërisë, të cilët zëvendësuan opozitën e bashkuar, PD dhe LSI, pasi dogjën mandatet që në shkurt të këtij viti.

Gjatë debatit për mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nga presidenti, Fevziu i kërkoi me ironi Luan Ramës, përfaqësuesit të LSI-së që kur të përpilojnë listat e radhës, kandidatët t’i nënshtrohen një audicioni me video ku të tregojnë se dinë të lexojnë.

Madje, Fevziu u shpreh se deri tani kanë treguar se një pjesë e tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

“Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim, 3 minuta video që ta shikojë publiku, 3 minuta audiocion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit. Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare. Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare. Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi. Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme”, tha moderatori.

Të fundit