Flash News

KRYESORE

Fillimi i vitit të ri shkollor, Beqja zbulon një nga skenarët e mundshëm për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie

Fillimi i vitit të ri shkollor, Beqja zbulon një nga skenarët e

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zbuluar një ndër skenarët e mundshëm për zhvillimin e mësimit, ndërsa pak kohë na ndan nga rifillimi i vitit të ri shkollor pavarësisht pandemisë.

I ftuar në studion e ABC News, Beqaj është shprehur se një nga alternativat e menduara është zhvillimi i mësimit i ndarë në dy pjesë, online dhe në klasë në ditë të ndryshme të javës. Një gjë e tillë, sipas Beqajt, po bëhet me qëllim për të shmangur kështu kontaktin e shpeshtë dhe grumbullimet në klasa.

 “Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Një alternativë që kemi menduar do të që ishte mësimi të zhvillohej 2 ditë në shkollë dhe 3 ditë on-line. Si do që të vendoset duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nxënësit e klasës së 9-të dhe maturantët,” është shprehur Beqja.

Ish-ministri thekson se me rritjen e shifrave të të infektuarve si pasojë e neglizhimit të distancës sociale, do duhet që maska të bëhet me detyrim edhe në ambiente të hapura, veçanërisht në qytetet e populluara siç është Tirana.

“Nëse do vazhdojnë njerëzit të rrinë kaq afër me njëri tjetrin duhet të bëhen maskat me detyrim edhe në ambientet e jashtme. Të paktën në Tiranë kur ka shumë njerëz”, tha Beqaj.

Të fundit