Flash News

KRYESORE

Fjalët e para nga Messi: Faleminderit të gjithëve, është e mrekullueshme!

Fjalët e para nga Messi: Faleminderit të gjithëve,

Përqafime të sinqerta kudo. Një vend bosh i Cristiano Ronaldos - humbës i mbrëmjes gala të Parisit për "Topin e Artë" - por një vend në skenë që i ofrohet me kënaqësi nga legjenda Didier Drogba gjeniut Leo Messi, fituesi i madh i vitit 2019, edhe pse pa Champions League.

Sulmuesi i Barcelonës sot ngriti lart trofeun e gjashtë të "Topit të Artë" si lojtari më i mirë në botë. E pranoi para ceremonisë vetë rivali i tij më i madh, Virgil van Dijk, i cili u rendit i dyti.

"Do të doja të falenderoja të gjithë gazetarët që më kanë votuar, që kanë dashur që unë ta fitoja trofeun", tha Messi para të gjithëve. "Faleminderit shumë shokëve të mi në klub dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë që po fitoj sot. Më duket një gjë e mrekullueshme vërtet", shtoi ai.

Ky vit ishte spektakolar për "Pleshtin" dhe jo se regjistroi statistika të pazakonta, por sepse javë pas jave i ka treguar botës se sa vlen. Ai prodhon gjëra që nuk i bën dot askush tjetër.

Të fundit