Flash News

KRYESORE

Formulari i dekriminalizimit, kreu i ri i SHISH ka dy identitete

Formulari i dekriminalizimit, kreu i ri i SHISH ka dy identitete

Helidon Bendo është emri që kryeminsitri Edi Rama i ka propozuar Presdientit Ilir Meta për të marr detyrën e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror pas dorëheqjes së Visho Ajazit. Që prej prillit të 2016-ës, Bendo mbante detyrën e zëvendëskryetarit të SHISH.

Në formularin e vetdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Helidon Bendo rezulton me dy emra.

Ai mban emrin Johan Bendo për të cilin sqaron se e ka emrin e pagëzimit dhe që e përdorte gjatë qëndrimit në Greqi. Gjatë periudhës korrik 1991 deri në nëntor 1993 Bendo thotë se ka jetuar si emigrant në shtetin fqinj.

Helidon Bendo ka lindur në 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Në vitin 1993 është diplomuar për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si dhe ka një master në studime për sigurinë.

Të fundit