Flash News

KRYESORE

Foto/ Agron Shehaj sjell momentin e parë kur la Shqipërinë, “Fëmija me dy gishtat lart më thotë shumë”

Foto/ Agron Shehaj sjell momentin e parë kur la Shqipërinë,

Kandidati i PD  i cili kryeson listën në qarkun e  Vlorës, Agron Shehaj i ftuar në “Studio e hapur” ka treguar një  nga momentet e  para që  është larguar  nga Shqipëria.

Një foto në sfond të studios tregon një djalosh të  vogël i cili është me dy gishta lart, një simbol i cili për të  në atë kohë simbolizonte vetëm lirinë.

“Është moment i rëndësishëm  sepse më thotë  që  nuk duhet ta harxhoj kot. Duhet që lirinë  ta  mbush me gjëra sidomos tani.Më  thanë  pse u  fute. I kishe  mundësitë ekonomike. Çfarë duhet të  bëj?  Të pres  vdekjen të iki të bëj pushime  në  Maldive  ne Majemi?. Kjo që  bëj  me  jep energji, ka  synim më të madh sesa  të bësh diçka për  vete, sepse  interesi im i  vetëm është  të  kem mundësi  të  krenohem për  çfarë  mund  të  bëj.Është  sfidë.”

Të fundit