Flash News

KRYESORE

Foto/ Kjo është gjendja e Mishel Prelës, mund të mbetet i paralizuar

Mishel Prela aktori i cili u gjend në mes të plumbave pas atentatit në mbrëmjen e 20 korrikut, ndodhet në Spitalin e Traumës, duke luftuar me jetën.

Mjekët janë shprehur se Prela rrezikon të paralizohet pasi një plumb në këmbë e ka dëmtuar rëndë atë.

“ Misheli është plagosur nga 5 plumba, 2 në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë. Ai mund të mbetet i paralizuar pasi një plumb në këmbë e ka dëmtuar rëndë atë. 5 plumbat që ka marrë Misheli, i kanë shkaktuar plagë të rënda, por e kanë dëmtuar në të gjithë trupin pasi distanca e shkrepjes së armës ka qenë shumë e afërt” rrëfen vëllai i tij, Mino Manoku.

“Mjekët thonë se ai duhet t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera kirurgjike” tregon ai për gjendjen e rëndë të vëllait.Dritare.net

Të fundit