Flash News

KRYESORE

Foto/ Në Kuvend u drejton gishtin e akuzave, Myslym Murrizi ia shtron me mish e birra me ministren e Ramës

Ndërsa në Kuvend, para kamerave deputeti Myslym Murrizi nuk kursehet duke i drejtuar qeverisë gishtin e akuzave, në ambiente larg syrit të medias shfaqet krejt miqësor dhe krah tyre.

Madje, mes birrave dhe ushqimeve ‘të rënda’ me mish e patate të skuqura. Deputeti, i cili nuk pranoi të djegë mandatin në bllok bashkë me pjesën tjetër të opozitës së bashkuar, është ‘kapur’ krah deputetes së PS, ish ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në një nga lokalet e Tiranës.

Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë dy kundërshtarët politikë, por nga fotoja e publikuar nga Genc Sejko, duket se po kalojnë mjaftë mirë nën shoqërinë dhe pranë njëri-tjetrit.

Të fundit