Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Francë-Shqipëri/ Pikë ndaj të zotëve të kupës? Nuk do të ishte hera e parë. Rastet kur kuqezinjtë janë ndeshur me kampionët dhe kanë fituar
Kombëtarja e Shqipërisë ka sot përballjen më të vështirë. Ajo ndeshet me kampionët e botës në shtëpinë e tyre, përballë një France që edhe pse me mungesa të shtin frikën. Nga ana tjetër kemi një Shqipëri që nën trajnerin Panuçi ka bërë një paraqitje aspak dinjitoze. Edi Reja është trajneri i dytë brenda këtij sezoni dhe skuadra jonë është në një periudhë të vërtetë tranzicioni.
Në këto kushte, të kërkosh sot pikë nga kuqezinjtë duket e tepërt, por a është kjo e pamundur?
Në fakt, nëse do t’i referoheshim historisë (kur vjen puna për të inkurajuar skuadrën e zemrës tifozët e bëjnë gjithmonë këtë) nuk është hera e parë që kampionët e botës, apo të Europës munden nga kombëtarja jonë.
Nëse do të ndodhte kjo edhe ndaj Francës sonte në stadiumin e Parisit, do të ishte hera e tretë që kuqezinjtë mposhtin një skuadër që mban titullin kampion.
Fitorja e parë e tillë ka qenë ajo me Greqinë në 4 shtator 2004. Në një “Qemal Stafa” ku nuk kishe ku të hidhje ‘kokrrën e mollës’, Shqipëria luante ndeshjen e parë kualifikueseve për Botërorin 2006.
Skuadra e Greqisë ishin shpallur kampionë europe, vetëm 2 muaj më parë, në 4 korrik të 2004, teksa në finale mundnin Portugalinë. Golat e Muratit dhe të Aliajt që i dhanë një fitore historike Shqipërisë do të mbesin gjatë në kujtesën e shqiptarëve.
Fitorja e dytë ishte mundja e Portugalisë 1 me 0 në fushën e portugezëve me 7 shtator 2014, një ndeshje që i dha krahë kuqezinjve drejt “Euro 2016. Kujtojmë se portugezët me Ronaldon e të tjerë futbollistë me emër ishin shpallur kampionë Europe në atë edicion.
Ajo ishte ndeshja e parë e Grupit I të kualifikueseve te Euro 2016 e luajtur në stadiumim Municipal de Aveiro.
Kjo ishte ndeshja e gjashtë midis tyre në histori, me Shqipërinë që më parë kishte marrë vetëm një barazim dhe katër humbje. Shqipëria fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0 falë supergolit te Bekim Balaj në minutën e 53. Me këtë fitore, Shqipëria u vendos në vendin e dytë me pikë të barabarta me Danimarken e cila zuri vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.