Flash News

KRYESORE

G7 dhe gjigantët e internetit bien dakord për bllokimin e propagandës terroriste

G7 dhe gjigantët e internetit bien dakord për bllokimin e

Vendet e G7-ës dhe gjigantët e internetit ranë dakord të premten, gjatë një takimi në Itali, mbi një plan veprimi për të bllokuar përmbajtjen e mesazheve online me karakter terrorist në momentin kur Shteti Islamik (ISIS) nuk zotëron më territore pas rënies së Rakas, bastioni i tij i fundit.

Rënia e Rakës në Siri “është një disfatë ushtarake shumë e rëndë, por kjo nuk do të thotë që ky grup nuk ekziston më”, deklaroi ministri italian i Punëve të Brendshme Marco Minniti, në mbyllje të takimit me homologët e tij të G7-ës, që u zhvillua në Ischia, në gjirin e Napolit.

“Kjo është hera e parë që vendet e G7-ës dhe përfaqësuesit e operatorëve kryesorë në internet dhe rrjete sociale mblidhen në një takim”,  tha ministri italian.

Ai theksoi se interneti është kthyer në “një mjet të rëndësishëm për rekrutimin, stërvitjen dhe radikalizimin e luftëtarëve të huaj” dhe se lufta kundër terrorizmit në rrjet është veçanërisht e rëndësishme në momentin kur Shteti Islamik “nuk zotëron më territore”.

Përfaqësuesit e gjigandëve të internetit, Google, Facebook dhe Tëitter dhe ministrat e vëndeve te G7-ës u dakortësuan për një plan veprimi që synon bllokimin e “mesazheve me karakter terrorist”.

“Takimi me operatorët më të rëndësishëm të internetit ishte shumë i kënaqshëm”, vlerësoi Minniti duke shprehur keqardhjen për faktin se Shteti Islamik “lundron në internet si peshku në ujë”.

Marrëveshja parashikon heqjen e mesazheve që i bëjnë elozhe terrorizmit ose thirrje për akte terroriste “dy orë pas publikimit i tyre”, tha për AFP-në ministri francez i Punëve të Brendshme, Gérard Collomb.

Një deklaratë e përbashkët për këtë çështje u nënshkrua nga udhëheqësit francezë, britanikë dhe italianë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, për këtë u angazhuan edhe aktorët kryesorë të internetit, theksoi ministri francez.

Të fundit