Flash News

KRYESORE

Gazeta greke zbardh paktin mes Shqipërisë dhe Greqisë: Fshihen termat ‘Çamëri’ dhe ‘Epiri i Veriut’

Gazeta greke zbardh paktin mes Shqipërisë dhe Greqisë: Fshihen

Gazeta greke “Protothema” ka mësuar detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Sipas saj, marrëveshja do të bëhet publike gjatë këtij muaji dhe pritet të nënshkruhet nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Alexi Tsipras.

Në shkrimin e saj, “Protothema” jep edhe detaje nga ajo se për çfarë kanë arritur palët. “Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi.

Sipas saj, palët kanë rënë dakort që  pala greke të heqë termin  “Epiri i Veriut”, ndërsa lëshimi që do të bëjë pala shqiptare është të mos përdor më termin ‘Çamëria’ dhe se palët nuk do të ketë pretendime formale territoriale.

“Protothema” thotë se edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt.

“Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 milionë Euro”, shkruan “Protothema”.

Të fundit