Flash News

KRYESORE

Gazeta Le Monde: Agjenda e Samitit të Berlinit dhe ku ndahen Merkel dhe Makron për kufijtë e Kosovës

Gazeta Le Monde: Agjenda e Samitit të Berlinit dhe ku ndahen Merkel dhe

Gazeta franceze 'Le Monde', në një analizë disa orë para Samitit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Berlin, shkruan se dy liderët e fuqishëm europianë Merkel dhe Makron nuk janë në një mendje për çështjen e kufijve.

“Pa dyshim, Presidenti francez dhe Kancelarja gjermane nuk janë në unitet me të gjitha pikat e rendit të ditës, veçanërisht në çështjen e ndjeshme të një shkëmbimi të mundshëm të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë: nisur në verën e vitit 2018 nga presidentët e të dy vendeve për të zgjidhur konfliktin. Perspektiva e një ndryshimi kufijsh nuk pranohet apriori nga Parisi, ndërsa shihet me rezervë të madhe në Berlin ku i frikësohen një precedenti të rrezikshëm...”, shkruan e përditshmja franceze.

Axhenda e takimeve me liderët e Ballkanit Perëndimor do nisë në orën16:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 19:30. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet fillimisht me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Pas Zaevit, do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Në orën 17:00, Merkel do të takohet me presidentin e Francës, Emanuel Macron ndërsa më vonë do të mbajnë një konferencë për median. Pas këtyre takimeve me Zaevin, Ramën e Makronin, Merkel do të ketë një takim pune me liderët e Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, të cilët do të arrijnë në Berlin në orën 17:30.

Ky takim pune me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 17:45 dhe do të zgjasë deri në orën 19:30. Brenda kësaj kohe do të ketë edhe një darkë pune. Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i pikëpamjeve për stabilitetin e rajonit, veçanërisht ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Të fundit