Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Gazetari Hoxha jep detaje nga operacioni RENEA-s në Bularat: U tentua ta lodhnin psikologjikisht, u qëllua në distancë
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje sa i takon ngjarjes së ndodhur të dielën në Bularat ku gjatë përplasjes me armë mbeti i vrarë Kostandinos Kacifas.
Hoxha tha se Kacifas ka përdorur fishekë blindëshpues ndërsa ka treguar edhe çfarë ka ndodhur përgjatë orëve ku RENEA rrethoi 35-vjeçarin.
Në emisionin ‘Repolitix’, Hoxha tha se negociatat janë zhvilluar në gjuhën shqipe dhe i është kërkuar të dorëzohet, madje është tentuar të lodhet psikologjikisht si dhe është qëlluar afër tij për t’i lënë të kuptohej se nuk mund të largohej.
“Negociatat janë bërë në gjuhën shqipe.
I është kërkuar të dorëzohej.
Është tentuar që të lodhej psikologjikisht.
Është qëlluar afër ti për ti dhënë të kuptohej se nuk mund të largohej”, tha ndër të tjerash Hoxha.
Më tej, ai shtoi se 35-vjeçari është qëlluar në distancë dhe ka qenë në pozicion të shtrirë.
“Ai është qëlluar në distancë dhe jo me snajper.
Ai ka qenë shtrirë kur është goditur. Nuk është çuar në këmbë. E ka mbajtur RENEA-n në distancë duke mos e lënë të afrohet”, u shpreh Hoxha.