Flash News

KRYESORE

Gazetari italian i reportazhit për “Habilajt”: Rama na quajti gënjeshtarë, jam kërcënuar me vdekje

Gazetari italian i reportazhit për “Habilajt”: Rama na quajti

Televizioni italian “Rai 3” i ka kushtuar një seri nismës më të fundit të qeverisë Rama, për të “rregulluar” publikimet në mediat online.

Programi televiziv “Fuori Tg” transmetoi një reportazh me titull “Shqipëria, gojët e qepura", ku trajtoi rrezikun që mbart paketa e re anti-shpifje për lirisë së shtypit në Shqipëri”.

Masat e fundit të qeverisë ndërlikojnë punën e reporterëve, e kjo mund të ketë një efekt të mundshëm domino në demokracitë e brishta të Ballkanit.

Në një lidhje telefonike në emision, gazetari italian, Valerio Cataldi, tha se kryeministri Rama ka shkruar gjëra të tmerrshme në “Facebook” kundër tij dhe televizionit italian, që kishte publikuar një dokumentar për çështjen “Habilaj”.

Madje, ai tregoi se pas këtyre deklaratave të Ramës kishte marrë kërcënime me vdekje.

“Kur emisioni u transmetua pati një reagim të ashpër nga ana e qeverisë shqiptare. Kryeministri shkroi në Facebook gjëra të tmerrshme kundër transmetimit tonë. Na quajti gënjeshtarë, tha që ishin të gjitha gjëra të shpikura dhe që asgjë nuk ishte e vështirë. Pati një sërë reagimesh zinxhirë si kundër meje ashtu dhe ndaj TG3…A kam marrë kërcënime? Po kam marrë kërcënime. Kërcënimet erdhën pas deklaratave të Kryeministrit (Edi Rama). Na kanë ardhur kërcënime edhe me vdekje madje në adresën time. Kanë ardhur fyerje të vazhdueshme në adresë të programit tonë.”, tha gazetari në “Rai 3”.

Të fundit