Flash News

KRYESORE

Gazetari italian: Ka përgjime që tregojnë përfshirjen e policisë ne biznesin e drogës

Gazetari italian Dario de Luca, i cili ishte i pari që publikoi dosjen e “Habilaj” në një intervistë për “Studio e Hapur" ka deklaruar se nuk ka më dosje ku përmendet emri i Tahirit por ka përgjime të cilat tregojnë dhe përfshirjen policisë me biznesin e drogës.

 “Në mëngjes ishte në Shqipëri për të marr drogën dhe më pas vinte në Itali, pra këta të arrestuar nuk kishin vetëm një vend ku qëndronin, lëviznin vazhdimisht.

Trafikantët shqiptarë të drogës nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt më klanet, takohen vetëm më ndërmjetës.

Për sa i përket dosjeve ku është përfshirë Tahiri janë paraqitur të gjitha, kurse për Habilja ka dosje të tjera të cilat nuk kanë dal, dosje ku janë përfshirë edhe policë shqiptarë, por Habilaj nuk përmend asnjëherë emra.

Këto janë dokumenta të depozituara në gjykatën e Katanjës, dokumenta të hartuara nga hetuesit ndër vite, që prej 2013.

E dinim që Moisi Habilaj është kushëriri i Tahirit nga lajmet e publikuara në mediat shqiptare”, -ka deklaruar  De Luca.

Të fundit