Flash News

KRYESORE

Gazetari shqiptar: Ka tentativa për të bllokuar transmetimin e dokumentarit ‘bombë' të Rai 3

Sot në mbrëmje në orën 23:20 në televizionin Rai 3 do të trasnmetohet një dokumentar që flet për kultivimin e kanabisit  në Shqipëri dhe përdorimin e vendit tonë si transit për shtetet perëndimore. Stafi italian është asociuar edhe nga gazetari shqiptar, Gjergj Thanasi, i cili shprehet se ka pasur tentative për ta ndaluar transmetimin e tij nga "“drejtorët qimëkuq të Rilindjes dhe kollovarët italian në Tiranë".

“Sonte pas ores 23 RAI 3 shfaq serine e rradhes te dokumentarit NARCOTICA. Kjo seri i dedikohet Shqiperise. Pa kontributin personal te Shkelqesise se tij Kryeministrit Edvin Rama Shqiperia nuk do te ishte bere kaq e famshme ne fushen e kultivimit, trafikimit e tranzitimit te droges. Personalisht jam krenar, qe ne menyre modeste une jam pjese e ketij dokumentari ne rolin e "fixer e local source journalist". Drejtoret qimekuq te Rilindjes si edhe ndonje italian kollovar ne Tirane deshtuan me sukses per t'i bere makiazh surratit te Rilindjes pluhrosur me miell te bardhe! Ju uroj shikim te kendshem te Narcotica-s!”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Ne spotin paraprak te Rai 3, thuhet se nje e treta e Shqiperise eshte e mbjelle me kanabis dhe se nga vendi jone kalojne drogera te forta qe vijne nga Kolumbia.

 

Të fundit