Flash News

KRYESORE

Gazetarja e Top Channel tregon se përse Basha mungoi në festën e LSI-së

Gazetarja e Top Channel tregon se përse Basha mungoi në festën e

Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka treguar arsyet e mungesës së liderit të PD-së, Lulzim Basha në festën e 15 vjetorit të LSI-së.  Nga shumë media dhe analistë kjo i interpretua si një ftohje mes të dyja partive, opozitare, ndërsa po flitet për një marrëveshje të re, Basha-Rama.

"PD u përfaqësua në nivel nënkryetari, në festën e LSI-së ishin të ftuar Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Në festa të tilla tradicionalisht, partitë LSI dhe PD nuk janë përfaqësuar në nivel kryetarësh. Kjo është arsyeja e mungesës së Bashës", tha Menga në lidhje direkte me emisionin "Open".

Ajo më pas tregoi edhe për planin e opozitës, për protestat e planifikuara.

" Forumet mblidhen javën e ardhshme dhe do të vendosin se kur do të nisin protestat e opozitës dhe se si do të vijohet. ", shtoi ajo.

Të fundit