Flash News

KRYESORE

Gazment Bardhi replikon me Lleshajn: Ndalo provokimin e protestuesve

Gazment Bardhi replikon me Lleshajn: Ndalo provokimin e protestuesve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke i kërkuar që të ndalojë provokimin e protestueve. Bardhi theksoi se Lleshaj po merr urdhra nga kryeministri Edi Rama, të cilin e quan kryehajdut.

“Sandër Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqësor sipas urdhrave të Kryehajdutit Edi Rama. Urdhëro Policinë e Shtetit të zbatojë ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e protestës, duke larguar provokatorët që ke futur mes nesh”, shprehet Bardhi.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj akuzoi drejtuesit e opozitës për dhunë dhe i kërkoi që të distancohen. Lleshaj thotë se është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

Protesta-LIVE/ 6 të lënduar te Kryeministria; Basha akuza Lleshajt: Hapja kordonit të policisë, skenar i Qeverisë. Reagojnë Rama dhe Kryemadhi

Të fundit