Flash News

KRYESORE

Gjenden 700 kg kanabis në Skrapar, arrestohet një person

Është kapur një sasi të madhe lëndësh narkotike në një zonë të pyllëzuar në Skrapar.  Polica ka mundur të sekuestrojë 700 kg lëndë narkotike pas një kontrolli në zonën e quajtur Qafa e Qershisë nga informacionet e mara në rrugë operacionale.

Në pranga ka rënë shtetasi Hekuran Musabelliu i cili akuzohet se është poseduesi i saj. Sipas hetimeve nga specialistët e narkotikës, pas kontrollit në fshatin Ujanik u gjet e fshehur lënda narkotike, e futur në thasë.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit