Flash News

KRYESORE

Gjesti i veçantë i turistëve të huaj ndaj çiftit shqiptar

Përpos rasteve të pakëndshme si ajo mes Mihal Kokëdhimës dhe turistëve spanjollë, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe pushuesve të huaj gëzojnë reputacion të mirë.

Një gjest i veçantë ka qenë edhe ai djeshmi, ku një çift shqiptar kishin dalë për të bërë fotot e dasmës përgjatë bregdetit të Vlorës.

Çifti nga Fieri kishte zgjedhur Nartën për setin e tyre fotografik dhe ngjarja që ka ndodhur më pas nuk i ka shpëtuar gazetares Anila Hoxha.

Disa turistë të huaj që janë ndodhur aty pranë i kanë ofruar çiftit rulotin e tyre në mënyrë që ata të ndërrojnë veshjet.

Të fundit