Flash News

KRYESORE

Gjosha mendon se edhe opozita ka përgjegjësitë e veta për largimet e shqiptarëve

Gjosha mendon se edhe opozita ka përgjegjësitë e veta për

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha mendon se edhe opozita ka përgjegjësitë e veta për largimet e shqiptarëve. Sipas saj, konfliktet politike janë një faktor që shqiptarët po lënë masivisht vendin.

“Këtu vijmë te mënyrat se si qeveriset Shqipëria, te vizioni i liderëve tanë. Sot në QSUT ka vende bosh dhe nuk ka kërkesa për të punuar. Edhe ata që punojnë sot kërkojnë të largohen. Duhet ta pranojmë këtë, është një plagë për Shqipërinë, jo vetëm çështja e mjekëve, po largohen mësues, bankierë.

Këtu kërkon një thellim edhe më të madh politik. Nuk duhen sherre politike. Sherret sjellin pasigurinë te shqiptarët. Unë mendoj që është momenti i duhur , që opozita të ngrihet me lidershipin e saj për të nesërmen.”, tha Gjosha për Abc news.

E pyetur nëse PD kishte sabotuar hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor, Gjosha u përgjigj: “Nuk mund të flas për PD-në, jam këtu për të folur për LSI-në”, tha ish-ministrja e Integrimit.

Të fundit