Flash News

KRYESORE

Gjykata liron Flamur Gjuzin, i akuzuar për ndërtimet e shembura nga tërmeti në Durrës

Gjykata liron Flamur Gjuzin, i akuzuar për ndërtimet e shembura nga

Një nga zyrtarët e arrestuar si përgjegjës për ndërtimet e rrëzuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, është lënë këtë të hënë i lirë nga Gjykata e qytetit bregdetar.

Flamur Gjuzi, ish kreu i ALUIZNI-t në Durrës, është lënë i lirë nga Gjykata e Durrësit duke vendosur ndaj tij masën “detyrim paraqitje” një herë në muaj, raporton Rtv Ora.

Flamur Gjuzi i arrestua me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për viktimat e tërmetit në Durrës. Ai dyshohet për shkelje të detyrës në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave në qutetin e Durrësit, të cilat u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit ku pati dhe viktima.

Flamur Gjuzi u vetëdorëzua në polici në 12 prill të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim. Ish-kreu i ALUIZNI-t ishte një ndër zyrtarët e lartë i akuzuar si përgjegjës për dëmtimet e shembura nga tërmeti në Durrës, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë.

Të fundit