Flash News

KRYESORE

Gjyqtarit i vendoset bombë në makinë, futbolli qipriot ngrin për një javë

Gjyqtarit i vendoset bombë në makinë, futbolli qipriot ngrin

Federata Qipriote e Futbollit (CFA) është detyruar të anulojë të gjitha ndeshjet që ishin parashikuar për t'u luajtur sot. Kjo ka ndodhur nga refuzimi i gjyqtarëve për të marrë përsipër arbitrimin këtë javë, pas kërcënimit me bombë që i ka ndodhur një kolegu të tyre.

Bomba është vendosur mbi makinën e arbitrit të quajtur Andreas Constantinou. Kjo makinë ishte e parkuar në garazhin e apartamentit ku jeton gjyqtari dhe ka nxitur protestën e gjyqtarëve.

Hetuesit mendojnë se kjo ngjarje lidhet me vendimit e gjyqtarit ,në ndeshjen Doxa dhe AEL.  Pas barazimit 2-2 të këtyre skuadrave, miqtë kishin shumë ankesa për gjyqtarin.

Të fundit