Flash News

KRYESORE

Grabitet gjatë natës banesa e një biznesmeni në Sarandë

Grabitet gjatë natës banesa e një biznesmeni në Sarandë

Një banesë ka rënë pre e një grabitje në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në lagjen nr. 2.

Sipas të dhënave të para, autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur shtëpinë e biznesmenit që ka në pronësi një linjë autobusësh në Sarandë, Shpëtim Ahmeti.

Mësohet se autorët kanë mundur të marrin vetëm bizhuteri, ndërsa në banesë nuk ka patur asnjë prej familjarëve.

Të fundit