Flash News

KRYESORE

Greqia rikthen karantinën, izolon një prej vatrave për shtatë ditë me radhë

Greqia rikthen karantinën, izolon një prej vatrave për

Autoritetet po marrin masa të jashtëzakonshme në zonën e Echinos, Xanthi në Greqi, pas rritjes së numrit të rasteve me coronavirus në zonë. Echinos do të qëndrojnë në izolim të plotë për një javë.

Pas konsultave me ekipin e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas konfirmimit të 73 rasteve të reja në një ditë dhe 4 rasteve fatale tre ditët e fundit në zonë, janë rikthyer protokollet e trajtimit të pandemisë.

Është kërkuar ndalimi i lëvizjes së banorëve që jetojnë në Komunitetin e Echinos përtej kufijve të saj.

Banoreve u lejohet dalja vetëm për ushqime dhe medikamente dhe vetëm të pajisur me maska dhe doreza.

Të fundit